Duam t’i garantojmë lexuesit tanë që në krye të këtij artikulli se nuk kanë për të lexuar gjë tjetër më të mirë për sot. Ne kemi përmbledhur nektarin e urtësisë arabe, për të cilat jemi të bindur që do t’i pëlqeni e që do të jetë një kënaqësi t’i lexoni.

Lexoni:

Asgjë tjetër përveç thonjve të mi nuk mund ta kruajnë shpinën time dhe vetëm këmbët e mia mund të më çojnë atje ku dua unë.

Askujt nuk i shijon aq shumë ushqimi sesa atij që e ka fituar me mundin e vet.

Bukuria e fytyrës qëndron në bukurinë e karakterit.

Burimi i thellë tërheq shumë njerëz.

Dashurinë gruaja e fsheh 40 vjet, ndërsa hidhërimin, urrejtjen dhe neverinë s’e fsheh dot as një orë.

Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë.

Dora e cila jep gjithmonë është mbi atë e cila merr.

Dora e zënë nuk lyp lëmoshë.

Edukata është më e vlefshme se floriri.

Edhe në qofsh vajzë e sulltanit, një ditë do të thuash po.

Është e urryer këshilla e dhënë para shumë njerëzve.

Faltoret janë shumë të ngushta për ata që kërkojnë Zotin.

Fatin po e hodhe në lumë, do të dalë me një peshk në gojë.

Fjala e urtë nuk hyn në vesh të shurdhër.

Fjala të nderon, fjala të poshtëron, fjala të mbron, fjala të rrëzon.

I dituri që nuk krijon, është si reja që shi nuk lëshon.

I pavendosuri (i luhaturi) mori njëqind goditje me kamzhik dhe njëqind me thupër.

Jeta është si zjarri, fillimi i saj është flaka, mbarimi hiri.

Katër gjëra nuk mund të kthehen mbrapa: fjala e robit, glasa e zogut, shigjeta e hedhur dhe rasti i humbur pa u shfrytëzuar.

Këshilloje të pagdhendurin dhe do të të bëjë armik.

Koha është si shpata, nëse ti nuk e pret, ajo të pret ty.

Kopraci është si gomari i ngarkuar me ar, që ushqehet me sanë.

Kur fati ngjitet kah ne, ndihmohet me një qime floku, e kur na lëshon i këput madje edhe zinxhirët.

Kurora e pleqve janë: bijtë, bijat, nipat e mbesat. Lavdia e tyre janë prindërit e tyre.

Kur të jesh kudhër, duro, kur të jesh çekan, godit.

Kur të vdesësh – lotët e motrës do të thahen me kalimin e kohës, lotët e vejushës që le do të ndërpriten ndoshta në krahët e një tjetri, kurse lotët e nënës do të qajnë deri në vdekjen e saj.

Kush ha të ëmbën duhet të durojë edhe të hidhurën.

Kush pi me paret borxh, dehet i pari.

Kush të fal uthull, dhuroji hudhër.

Martesa është si kalaja e rrethuar: ata që janë jashtë dëshirojnë të hyjnë brenda, kurse ata që janë brenda dëshirojnë të dalin jashtë.

Mendo, kujto, fol e mos gabo!

Më mirë një armik i zgjuar se një mik budalla.

Më mirë një vezë e pjekur në kohë paqeje se një ka i pjekur në kohë lufte.

Mos debato me njeriun e urtë dhe as me mendjelehtin, sepse i urti të mund me heshtjen e tij, ndërsa mendjelehti të mund me të sharat e tij.

Ndryshimi në mes të diturisë e pasurisë qëndron në atë se: dituria na ruan, kurse pasiurinë de duhet ta ruajmë dhe se, dija duke shkuar shtohet, ndërsa pasuria zvogëlohet.

Në pemën e heshtjes varet fryti i paqes.

Pa dashurinë për popullin tënd s’ka dashuri për popujt e tjerë.

Pasuria zbulon cilësitë e këqija që fsheh varfëria.