Trupi i njeriut është një univers i mrekullueshëm dhe i çuditshëm. MekuliPress ju sjell disa kuriozitete të jashtëzakonshme për trupin e njeriut që ndoshta nuk i ke dëgjuar më parë:

1. Trupi përmban mjaftueshëm hekur për të bërë një gozhdë të vogël

Të gjitha qelizat tona së bashku përmbajnë rreth 3-4 gram hekur – mjaft për të formuar një gozhdë metalike.

2. Zemra gjeneron presion të tillë që mund të hedhë gjakun deri 10 metra larg

Kur pompon me forcë maksimale, zemra është jashtëzakonisht e fuqishme!

3. Truri nuk ndjen dhimbje

Edhe pse përpunon ndjesinë e dhimbjes, vetë truri nuk ka receptorë dhimbjeje – ndaj operacionet në tru mund të bëhen me pacientin zgjuar.

4. Mushkëritë kanë mbi 300 milion qese të vogla ajri (alveola)

Të shtrira, ato do të mbulonin një fushë tenisi!

5. Gjuha është unike si shenjat e gishtave

Çdo njeri ka “shenjat” e veta të gjuhës, një identifikues personal që nuk përsëritet.

6. Në trupin tënd ka më shumë baktere se qeliza njerëzore

Mesatarisht, për çdo 1 qelizë njerëzore ke 1.3 baktere – shumica prej tyre janë të dobishme.

7. Qelizat e stomakut rigjenerohen çdo 3-5 ditë

Kjo për të mos u “shkrirë” nga acidi i fuqishëm që tret ushqimin (acid klorhidrik).

8. Sytë mund të dallojnë rreth 10 milion ngjyra

Dhe dritën blu e perceptojnë më qartë se çdo tjetër.

9. Kocka e femurit është më e fortë se çeliku

Mund të përballojë presione shumë të larta – është më e fortë për peshën që mban, se një copë çeliku i të njëjtës madhësi.

10. Gishtat nuk kanë muskuj – lëvizin përmes tendinave

Muskujt që i kontrollojnë ndodhen në pëllëmbë dhe parakrah – dhe lëvizja bëhet përmes një sistemi të ngjashëm me fijet e kukullave.

By