Kosova dhe Serbia ulen sërish në tryezën e bisedimeve të shtunën. Presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës do të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarve të SHBA-së dhe BE-së.

Takimi është i pari pas sulmit në Banjë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Takimi vjen pas një sërë takimesh të tjera diplomatike të përfaqësuesve të SHBA-ve, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe BE-së.

Një zëdhënës i përfqësuesit europian për marrëdhëniet e jashtme, Joseph Borrell, i ka thënë The Guardian se ka “pritshmëri të qarta” se palët do të rifillojnë bisedimet e normalizimit “pa vonesa apo kushte”.