Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Cvetko Veljković, ekonomist nga Shtërpca, Këshilltar Politik të Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Ky emërim vjen pasi që Kurti ditë më parë shkarkoi Nenad Rashiqin nga e njëjta pozitë.