Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar gjatë një diskutiminë Bratislavë, se ai është i gatshëm të dëgjoj dhe me gjasë të dakordësohet për zgjedhje të parakohshme në komunat e veriut nëse protesta do të ishte paqësore.

Duke folur për tesktin e marrëveshjes së Ohrit, të ciëls sipas tij, Vuçiç i tha po, por nuk e firmosi, Kurti vuri në dukje një pjesë problematike të tij:

Sigurisht me gjasë në komunat me shumicë serbe komandanti i policisë do të jetë serb, por është shumë problematike që ta përcaktosh si detyruese në ligj, pasi tingëllon si raciste. Një polic i mirë është një polic i mirë. Një polic nuk është identitet.

I pyetur për koordinimin me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë, Kurti ka deklaruar se:

NATO është e domosdoshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, por ne nuk biem dakord për çdo gjë.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/555356910007002/