Kurti në Mitrovicë, viziton policët në Belvedere: Oficerët tanë të çeliktë, u njoftova me aksionet dhe operacionet e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka vizituar Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere të Mitrovicës.

Ai i ka quajtur “të çeliktë” oficerët policorë që shërbejnë në këtë stacion. Kurti ka thënë se paraprakisht ka vizituar palestrën “Minatori” për ta parë demonstrimin e xhudistes së njohur, Majlinda Kelmendi.

Në Belvedere, Kurti ka thënë se është njoftuar me aksionet dhe operacione e Policisë së Kosovës në atë pjesë.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/805789757581420?ref=embed_post