Kryeministri Albin Kurti ka dalë në publik pas takimit 12 orësh në Ohër.

“Erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë”.

“Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt, po i ikën nënshkrimit. Tash edhe me aneks. I takon BE-së të gjejë mekanizmin të bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht të obligueshme”.

“E sa për ankesin e zbatimit ai do të publikohet ne webfaqen e BE dhe aty do ta lexoni dhe do ta kuptoi çka ka edhe çka nuk ka”.

Kurti u pyet edhe për pikën 7, aty ku flitet për vetmenaxhimin.

“Është vet menaxhim jo vetëqeverisje, unë jam kryeministër i të gjithëve pa dallim etnie andaj angazhohem për të gjithë – jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët, dhe të tjerët”, tha tutje ai,

Pra,

MekuliPress ju thërret të keni kujdes nga propaganduesit e mediave shqipe që citojnë me besnikëri mediat serbe të Vuciqit:

Ja e vërteta e “marrëveshjes” se sontme:

1. Nuk ka marrëveshje.
2. Nuk ka Zajednicë. (Defenitivisht)
3. Nuk ka asnjë nënshkrim. (Ka pallavra)
4. Evitohet shprehja ZAJEDNICË/ASOCIACION dhe nuk arrihet të konkretizohet qëllimi fashist i Serbise ne Kosovë.
5. Nuk ka “vetëqeverisje” por ka vetëmenagjim. (Vini re!)
Eshtë me rendësi të thuhet se Kurti ishte bashkëpunuese ne takimin e sontëm.
Të nderuar lexues,
Kujdes nga Propaganda e mediave serbe dhe e portaleve shqipe në Prishtinë dhe në Tiranë që po mbështesin luftën speciale të Vuciqit.
Dhe e fundit; Lusim Borrellin të na ofroj dokumentin e “Marrëveshjes” e të mos vazhdoj të na tregojë përralla!