Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ishin në vizitë sot në shtëpinë e rreshterit të ndjerë të Policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrisë.

Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku.

“Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë shtetërore për ligj e rend e siguri anembanë për të gjithë dhe secilin. Lavdi!”, shkroi Kryeministri Kurti në librin e kujtimeve.