Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se as opozitës e as Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Siç tha ai sot në konferencën për media, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, opozita do të humbte, e Qeveria do të mbeste pa opozitë.
“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen, herë shkarkimin tim e herë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë se i humb, Qeverisë s’i konvenojnë se zhduket opozita”, ka thënë Kurti.