“Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e qeverisë sonë të re”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje radhitet partia e parë me 25.50 për qind,  e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind. Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 21.25 për qind, kurse koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet parlamentare ka marrë 11.57 për qind