Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka filluar fushatën zgjedhore prej qytetit të Mitrovicës. Pas përfundimit të tubimit zgjedhor ai ka qenë edhe në fshatin Bistricë, që gjendet në Leposaviq (Albanik).

Aty Kurti ka vizituar familjen e dëshmores së kombit Fatime Hetemi, e cila ka rënë heroikisht së bashku me Fehmi dhe Xhemë Ladrovcin.

“Kanë kaluar mbi dy dekada pas përfundimit të luftës, megjithatë në veriun e Kosovës, në fshatin Bistricë të Albanikut (Leposaviqit), ende nuk ka ardhur liria”, shkruan Kurti në profilin e tij në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

https://www.facebook.com/albini2017/videos/419533292100250/