Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar përse ka nevojë për ndryshime të logjikshme në sindikata të punëtorëve në sektorin privat.

Kurti në seancën e Kuvendit ka thënës “Kemi qenë gjithmonë afër sindikatave, por duhet ta kuptojmë, që as dikur as sot, krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë. Kemi pasur sindikalistë, që në kohën e privatizimit, ata u patën rrahur”, tha ai.

Kryeministri ka argumentuar se ka pasur kryesindikalistët që kanë bërë marrëveshje me Qeverinë në mes të fushatës zgjedhore.

Po ashtu Kryeministri i pakorruptuar, tha se edhe kryesindikalistët duhet kritikuar dhe se ka nevojë për ndryshime. “Nuk ka pasë as sapun në shkolla dhe (sindikata) ka kërkuar rritje të pagave. Edhe ne duhet t’i kritikojnë ata… Sikur në sferën politike që ka pasë nevojë për ndryshime, ka nevojë edhe në sektorët e tjerë. Ne do të duhej të kishim sindikata të fuqishme edhe në sektorin privat dhe ne do të punojmë për këtë. Na nevojitet një dinamizëm sindikalist, jo jopolitik, por jopartiak. Për të hyrë në një fazë të re të zhvillim, nuk do të mundemi me frymën e vjetër”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit.