Ne fillim ishte Toplica, Molla e Kuqe, pastaj radhen e kishte Tivari, Ulqini e Plave Gucia. Me vone i erdhi radha Velesit, Prilepit, Manastirit. E me vone i erdhi radha Camerise. Nuk mjafton grabitja e 1913. Por te mos ekzistoje as si emer.

Mallkim i madh te humbte emri. Dhe kete sugjerim na e bejne ata qe na japin leksione demokracie. Ata qe ne praktike zbatojne idete e Zhozef d’Artua (Kont de Gobino) mbi pabarazine e racave…
Po tani kush e ka radhen? E ka Medvegja, pastaj Bujanoci. E ka radhen Kosova Veriore.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Pse? Qe te na thone jini europiane. Kush? Ata qe kur erdhen ne keto troje na gjeten vetem ne.
Pra te tjeret duke rembyer trojet tona u bene europiane.
Ndersa ne europianeve shekullore na thone: Jepni akoma troje te rimerrni emrin qe kini pasur.
Dhe politikanet tane ua japin. Por prape nuk na thone europiane. Por kandidat per europiane!!!!!
Po vazhduam te bindemi
Po vazhduam te leshojme. Po vazhduam te ulim kurrizin mos u habitni qe neser te na thone: pse quheni shqiptare?

Me mire quajuni toske, gege,kosovare, leber, myzeqare, tetovare, camer etj qe te jini europiane.
Dhe te jeni te sigurte se do kete politikane shqiptare qe do jene dakord dhe me kete kerkese. Por do te kete mijra dhe mijra shqiptare qe nuk do ta pranojne. Qe do pranojne me mire nje fund te tmerrshem se sa nje tmerr pa fund. Qe do te pranojne te jene me mire Permendore Nderi se sa Statistika Turpi.

Vec ky do te jete dhe fundi i ketij kontinenti qe quhet Europe ose Klub i Krishtere dhe qe sot shtrihet nga Kapo Di Roka ne Portugali deri ne Uralet ne Rusi./MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress