Per rreth tre vjet, nga 1949 deri ne 1952 Shqiperia ishte ne qender te vemendjes te sherbimeve sekrete me ne ze te kohes. Agjente dhe grupe zbuluesish zbarkonin ne Shqiperi nga çdo cep i kufirit. Detyrat e tyre ishin te benin te mundur rrezimin e regjimit komunist ne vend. Por gati te gjitha keto sulme te agjenturave te huaja ne bashkepunim me shume shqiptare qe deshironin renien e regjimit komunist, deshtuan. Kjo ne saje te lojes se sherbimeve sekrete shqiptare, te cilat arriten t’i neutralizonin te gjitha bandat diversante qe mesyne ne Shqiperine e viteve ’40-’50.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Pjese te dokumenteve te Ministrise se Brendshme te Shqiperise ne ato vite janë publikuar. Ne ato dokumente tregohen te gjitha bandat diversante qe u futen ne Shqiperi dhe loja e sherbimeve sekrete shqiptare qe bene te mundur asgjesimin e tyre.

Zbarkimi i bandes diversante te Et’hem Çakos

Ne pragun e ketij agresioni, me 8 korrik te vitit 1949, u nis nga Italia dhe u hodh me parashute ne Shqiperi, ne zonen e Kurveleshit, banda e krimineleve te stervitur ne kurset e posaçme te spiunazhit amerikan e italian e kryesuar nga ballisti Et`hem Çako. Kater dite me vone, ne saje te vigjilences se masave popullore, banda ra ne duart e Sigurimit shqiptar. Sikurse dihet, udheheqesi i bandes parashutiste, menjehere pas kapjes, u be objekt i lojes “Buza e Bredhit”, qe organizoi arma e Sigurimit shqiptar ne dem te Ministrise se Brendshme te Italise. Njeri nga pjesetaret e bandes, Llukman Luftiu, ne deklaraten e tij te bere para hetuesise, ka thene: Pergjegjesi i kursit te spiunazhit, koloneli De Agostini, na tha qe “grupi juaj niset para kohe dhe i ngarkohen detyra shume te rendesishme urgjente, mbasi se shpejti do te kemi ngjarje me rendesi ne Shqiperi. 

Per kete na duhet patjeter te jemi te informuar mire dhe sidomos te ngrehim bazat ne zonat e Gjirokastres dhe Vlores, per rastin tuaj (ketu le te kuptohet se baza te tilla do te ngriheshin edhe ne zona te tjera) qe te mund te nisim sa me pare nje numer te madh agjentesh, te cilet, nen drejtimin tuaj dhe te mbeshtetur ne elementin kundershtar me bandat qe jane ne male, te fillojne shpejt nje levizje te armatosur kunder qeverise ne fuqi, per ta vene kete midis dy zjarresh: atij te frontit te hapet dhe te levizjeve te armatosura ne prapavija…”. Se kush ishte ky “front i hapet” del fare qarte me radiogramet qe i dergonte Ministria e Puneve te Brendshme italiane e bandes se Et`hem Çakos, me 12 korrik 1949, ku kerkonte: Nr. 11/12 Komunikoni ngjarjet ne kufirin grek dhe a kane kaluar trupa qeveritare greke ne Shqiperi. Kerkesa eshte urgjente. Perseris kerkesa eshte urgjente nga Ministria e Brendshme. Xhovani”.

Si pergatiteshin grupet e zbulimit

Kurset filluan menjehere te funksiononin ne vende shume te fshehta si ne vilen Linda e Monte Meso ne Itali, Monako e Bershtengergen te Gjermanise Perendimore, ne Prizren e Gjakove te Jugosllavise, ne Janine e Follorine te Greqise etj. Keshtu per shembull, me 20 shtator 1949, ne Monte Meso filloi kursin grupi i krimineleve prej 22 vetash me ne krye Zenel Canen te inkuadruar ne kater nengrupe, qe do te vepronin ne zonat Elbasan, Shkoder dhe Kukes. Ne shtator te viti 1949, mua, – deklaroi Zenel Caneja, – bashke me Emin Lamçen, Isak Allen, Halil Hoxhen, Abedin Cangon, Rexhep Kason, Ramadan Kelmendin per zonen e Elbasanit; Zef Luken, Bardhok Gjaken, Gjetan Gjocin, Mirash Markun per zonen e Shkodres, na moren fshehurazi nga kampi Santa Faro dhe na shpune ne Monte Meso, ku filluam kursin e spiunazhit te cilin e mbaruam ne shkurt te vitit 1950.

 Ndersa Nikoll Mark Nikaj, ne ditarin e tij tregon se ai me 20 te tjere mesuan ne Banjola kursin special per radista. Perveç kurseve te spiunazhit, amerikanet ne fillim te vitit 1950 krijuan reparte ushtarake te rregullta me persona shqiptare qe i terhoqen nga kampet e Italise ne Gjermanine Perendimore, duke i maskuar ne repartin “Albany Labory Service 4000”. Selim Daci, ish-bajraktar dhe me vone komisar i milicise, ne procesin hetimor pohoi se: Ne maj te vitit 1950 na transferuan 95 veta nga Italia ne Gjermanine Perendimore dhe me vone erdhen aty edhe 110 vete te tjere, ku benim stervitje ushtarake tete ore ne dite nga oficere hitlerian dhe oficere amerikane. Une dhe 40 veta te tjere te ndare ne kater grupe sipas zonave ku do te vepronim, filluam kurset e spiunazhit afer qytetit te Mynihut ne vilen Bershtengergen dhe Veterehor, te cilat ishin mjaft sekrete dhe ne mes pyjesh. Me 25 nentor 1950, kur mbaruam kursin e spiunazhit, koloneli amerikan Smith, drejtor kursi, para se te niseshim per Shqiperi na cileson se ishim regjimentet e para te çlirimit.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Zbarkimi ne Shqiperi

Ne u nisem me 11 nentor 1950 per ne Shqiperi me aeroplan amerikan, te ndare ne kater grupe, grupi i Dibres, ku benin pjese Selim Daci, Adem Gjura, Gjetan Daci dhe Selim Allamani. Grupi i Krujes me Qazim Hoxhen, Llesh Nikolla, Ali Begrama, dhe Iljaz Toptani, grupi i Kukesit me Myftar Malokun, Halil Nergutin, Ramdaman Veliun dhe Rexhep Berishen, grupi i Vlores me Sadik Ramen, Harrun Tragen, Qamil Maren, Daver Agaj e te tjere. Greket me anen e “Sillogut Vorio-epirot”, organizate spiunazhi e krijuar nga Asfalia greke kunder PPSH-se me qender ne Athine, pergatiten spiune te kualifikuar ne kursin e Follorines, si Vangjel Dhima, Stefo Petro, Vangjel Shqevi etj., te cilet ishin derguar ne Dropullin e Siperm qysh ne muajin tetor te vitit 1949 me detyra te posaçme te krijonin grupe spiunazhi dhe te organizonin revolten ne kete krahine. Keta agjente me 1950, organizuan ne Prizren konferencen nen drejtimin e gjeneralit Dushan Mugoshes, me pjesemarrjen e Apostol Tanefit, ish-federal i fashizmit ne krahinen e Vithkuqit, Nik Sokolit, ish-sekretar i partise fashiste te Burrelit etj. Ne kete mbledhje vendosen qe me ndihmen e mareshalit Tito te sulmonin Shqiperine. 

Diversanti Rexhep Berisha ne letren qe i dergonte M.H ne Mynih i shkruante, “… nuk patem mundesi te qendronim ne Shqiperi, prandaj u detyruam te kalojme ne Jugosllavi bashke me Iljaz Toptanin. Ne Jugosllavi na arrestuan per pak dite. Sa u mor vesh dhe tani jemi te lire dhe t’u ndihmuar nga oficere jugosllave, pasi po pergatitemi per t’u futur ne Shqiperi”. Ne kete menyre u aktivizuan te gjitha sherbimet e zbulimeve armike per pergatitjen me urgjence te grupeve te diversanteve dhe te spiunazhit per te sulmuar Shqiperine.

Radioloja

Organet e Sigurimit te Shtetit me radiolojen “Buza e Bredhit” qe organizuan nepermjet bandes se Et’hem Çakos, me Ministrine e Puneve te Brendshme italiane, e ç’orientuan ne menyre te shkelqyer Romen. Zbulimet armike nuk besonin se Fiore Guizeppe, alias Et’hem Çako, te ishte kapur i gjalle nga organet e Sigurimit te Shtetit shqiptar. Per ta vertetuar kete niset ne Shqiperi me anen e zbulimit grek nje bande me 14 vete, te kryesuar nga Izet Vrazhdo. Ky grup pa kaluar kufirin u asgjesua dhe mezi shpetuan 7 vete me Izet Vrazhdon, te cilet kaluan ne Greqi. Por edhe Izet Vrazhdo si rezultat i radiolojes, u fut ne burg nga zbulimi grek.

 Ne kete menyre jo vetem zbulimi italian, por edhe zbulimi grek filloi te mos kishte besim tek diversantet qe kishin derguar vete ne Shqiperi. Gjendja e Fiore Guizeppes mbeti e erret per spiunazhin italian dhe radioloja vazhdoi edhe per disa kohe. Ata derguan municione ushqime, medikamente, veshmbathje per Fioren, te cilin e kujtonin se ndodhej ne malet e Shqiperise. Te verteten e mesuan vetem me 30 qershor 1950 kur qeveria shqiptare me rastin e nxjerrjes para gjyqit te Et’hem Çakos.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ardhja e agjentit Alush Leshanaku

Ne Korçe, ne korrik te vitit 1950 u zbulua dhe u denua grupi spiunazh grek e jugosllav i kryesuar nga Shefki Hysa, ne te cilen kishte hyre Demir Biçakou, Seit Jazenxhiu etj. Ata bashkepunonin me diversantet greke Hasan Matraku, Hiqmet Çiflikun dhe diversante te tjere te UDB-se, si Ahmet Llarupi, etj. Alush Leshanaku instruktor i shkolles se spiunazhit te zbulimit italian, ne Rome, duke pare qe te gjitha grupet diversante dhe te spiunazhit qe kishte pergatitur dhe derguar ne Shqiperi kishin deshtuar, u nis vete ne krye te nje grupi spiunesh, ne shkurt te vitit 1950. Por pasi arriti ne Shqiperi, ai e pa veten te izoluar dhe te detyruar te struket ne mele. 

Duke e ndjere veten ngushte, Alush Leshanaku u dergoi me 20 shkurt 1950 sherbimit sekret Italian kete radiograme: “Nr.113 Gj.313-31055- Asht e treta here qe ju them se nuk kam pas mundesine me te vogel per te komunikuar gjate oreve te dites. Sikunder ju kam shpjeguar edhe me pare me telin tim Nr.97, ne kete lokalitet nuk eshte e lejueshme me ngrit antenat diten, sepse shihet nga te gjithe. 

Jo vetem ne afersite ketu perreth, por pothuajse ne te gjithe zonen e Elbasanit, nuk ka pyje te medhenj dhe te pakontrollueshem nga njerezit, nga barinjte qente dhe gjuetaret, gja qe ben te pamundur pa u zbulue dhe u njof nga armiqte. Qe me pare kam vendosur orarin per naten. Kam thirrur çdo mbremje ne oren 18 dhe çdo mengjes ne oren 4. Nuk jeni pergjigj. Nuk kuptoj perse. Me daten 17 te vazhduesit ora 20 jemi lidhun dhe ju thashe per te nesermen ne oren 3, por ju skeni ardhe, nuk i jeni pergjigj thirrjes time. Gjithashtu kam vazhduar t’ju therras naten ne oret e vendosuna qe me pare dhe ju nuk jeni pergjigj. 

Nuk e kuptoj menyren e te sjellit deh te arsyetimit tuaj. Nese doni qe per kapriçon tuaj te me rrjepin lekuren, nuk eshte e drejte dhe e pershtatshme. Nese doni qe une te shkoj ne malet e nalta ku eshte se paku pese metra debore dhe jo vetem qe eshte e pamundur, por se as nuk ia vlen barra qirane, sepse atje do te jemi i izoluar per 5 muaj dhe nuk do te mundem t’ju komunikoj veçse buletinin meteorologjik dhe levizjet e ujqerve. Pra me fjale te shkurtra une po nderpres komunikimin ditor dhe do te transmetoj vetem ne oret 20 te çdo mbremjeje. Kuakter A i volen. Nese me degjoni dhe nuk me therrisni ne ate ore, do te jem i shtrengue me nderpre pergjithmone komunikimin, – Alushi.

Si te tjeret edhe ky agjent i vjeter dhe kuader i vlefshem i zbulimit italian u asgjesua me gjithe grupin e tij me 30 dhjetor 1950.

Bandat diversante

1. Grupi i Et’hem Çakos
2. Grupi i Zenel Canes
3. Grupi i Nikoll Mark Nikaj
4. Grupi i Dibres
5. Grupi i Kukesit
6. Grupi i Krujes
7. Grupi i Vlores
8. Grupi i Izet Vrazhdos
9. Grupi i Shefki Hyses
10. Grupi i Alush Leshanakut

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress