Në Shqipëri nuk thuhet kot që politika del nga gjiri i Popullit. Këte shans mund ta ketë nga i pari te i fundit.

Secili mund ta përballojë pa probleme këtë sfidë që duhet thënë se në Shqipëri është kthyer në një sport kombëtar për të shpalosur jo vetëm ambicjet por edhe karakteristikat antropologjike që lidhen me zonën nga vijnë yjet e politikës.

Një dukuri që ka prekur sidomos zyrën e Presidencës. Presidenti aktual i Shqipërisë nuk i fsheh të dhënat alpine, duke i ndarë me gjithë mëhallën on line. Ai ka postuar një video në rrjetet sociale nga ecja zbathur në ujërat e lumit, duke e atashuar ekzotizimin e e origjinës me mesazhet politike.

– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress