Edhe FMN-ja e heq Kosovën nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti.
Pas Bankës Botërore që ndërmorri këtë veprim gjatë javës së kaluar, dje kemi pranuar njoftimin edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për largimin e Kosovës nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti që FMN e përpilon.
Ky është lajm i shumëpritur dhe përsëri vulos stabilitetin institucional dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, dhe njëkohësisht është mirënjohje për punën e deritanishme të institucioneve tona.