Lapsi: Më vjen keq.

Goma: Për çfarë? Nuk ke bërë asgjë të keqe.

Lapsi: Më fal sepse ti lëndohesh për shkakun tim. Sa herë që bëj një gabim, ti je gjithmonë aty për ta fshirë atë. Por ndërsa fshin gabimet e mia, t’i humbet një pjesë të vetes. Çdo herë bëhesh gjithnjë e më e vogël.

Goma: Është e vërtetë. Por realisht kjo gjë nuk më shqetëson. Sepse unë jam krijuar për tëbërë këtë gjë. Jam krijuar enkas për të të ndihmuar sa herë që bën diçka të gabuar. Edhe pse një ditë e di që do të zhdukem, dhe t’i do të më zëvendësosh me një gomë të re, unë jam në fakt e kënaqur me punën time. Prandaj të lutem, mos u shqetëso. E urrej të të shoh të trishtuar.

Kjo bisedë imagjinare midis lapsit dhe gomës është shumë frymëzuese. Prindërit janë si goma ndërsa fëmijët e tyre janë lapsi. Ata janë gjithmonë aty për fëmijët e tyre, për tëpastruar gabimet e tyre. Ndonjëherë gjatë rrugës ata lëndohen dhe bëhen më të vegjël (më të moshuar, dhe një ditë vdesin).

Megjithëse fëmijët e tyre do të gjejnë një ditë një gomë të re (bashkëshort/e), prindërit janë gjithsesi të kënaqur me atë që bëjnë për fëmijët e tyre, dhe gjithmonë nuk duan që t’i shohin ata të shqetësuar apo trishtuar. Gjithë jetën time unë kam qenë një laps.

Dhe më dhemb kur shoh gomën, pra prindërit e mi, duke u bërë çdo ditë e më të vegjël. Sepse e di që një ditë, gjithçka që do të më mbetet prej tyre, do të jenë disa mbetje të gomës dhe kujtimet e asaj që kisha dikur.

By