Sot të gjithë jemi më shumë të përqendruar në dimensionin kohor të veprimeve tona, aq sa gjëja e parë për të cilën mendojmë në mëngjes është fakti se mos jemi bërë vonë. “Kur” dhe koha janë bërë përparësi, për të cilën vetë njerëzit kanë shpikur linja të ndryshme për menaxhimin e kohës duke vendosur alarme kudo: me pak fjalë, ne përpiqemi, në një luftë të pabarabartë, të mbizotërojmë kohën që është mjeshtri i vërtetë i jetës sonë. Mbase i kushtojmë shumë rëndësi.

Në të kaluarën, kur njerëzit jetonin me më pak, e për këtë arsye koha mund të kishte qenë edhe më e rëndësishme, përqendrimi kishte të bënte më shumë me “si” se sa me “kur”. Kush na e dha këtë mësim? Pikërisht grekët, e para tyre indoeuropianët.

Grekët përdornin një formë verbale në vend të një tjetre, më shumë se sa për ta vendosur veprimin në një hapësirë kohore, ata vepronin kështu për të përcaktuar ndikimin e tij në jetën tonë, në varësi të mënyrës sesi u krye ky veprim. “Koha, burgu ynë: e ardhmja e tanishme e shkuara. Shpejt vonë, sot, dje dhe nesër. Gjithmonë. Kurrë. Greqia e lashtë i kushtonte pak vëmendje kohës, pasi ata shpreheshin një mënyrë e cila e konsideronte efektin e veprimeve te folësit. Ata, të lirë, gjithmonë pyesnin veten se ‘si’. Ndërsa ne të burgosurit gjithmonë pyesim veten ‘kur’.

Aktualisht, një menaxher mund të përcaktojë paraprakisht rendin e ditës të një mbledhjeje, ta respektojë atë me rigorozitet (mbase edhe të papërshtatshëm) dhe të ndajë një kohë për secilën ndërhyrje, të paracaktuar sipas përparësive; ai mund të shkruaj një e-mail duke vajtur menjëherë në thelb dhe mund të flasë në mënyrë të përmbledhur që me pak fjalë të shpreh qartë duke përcjellë menjëherë idenë e përmbajtjes së mesazhit të tij. Pra çështja është kjo: ‘kur’ është e rëndësishme por ‘si’ është akoma dhe më shumë. (LK)

 Edel Strazimiri /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”