Përfitimet shëndetësore të ngrënies së prodhimeve të freskëta dhe pirjes së lëngut të perimeve dhe frutave janë të ditura. Por diçka që mund të mos e keni ditur është se lëngu i shegës të bën mirë për shëndetin e veshkave.

Sipas një studimi të fundit, të kryer nga dr. Batya Kristal në spitalin Ëestern Galilee, Izrael, sasi të vogla lëngu shege ndikojnë pozitivisht në shëndetin e njerëzve në hemodializë duke përmirësuar tensionin e gjakut, e duke bërë kështu reduktimin e ilaçeve të tënsionit që këta persona kanë nevojë të marrin.

Studimi demonstroi që konsumi i lëngut të shegës mund të çojë gjithashtu në përmirësimin e niveleve të lipideve dhe kolesterolit, indikatorë kyç të shëndetit kardiovaskular. Për shkak të përqendrimit të lartë që ka në antioksidantë, lëngu i shëgës mund të ulë riskun që të sëmurët me veshka kanë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Antioksidantët janë një kategori nutrientësh, vitaminash dhe mineralesh që ndihmojnë largimin e radikaleve të lira nga trupu. Radikalet e lira janë substanca që mund të luajnë një rol të dobishëm në trup, por gjithashtu mund të shkaktojnë dëme nëse qarkullojnë në trup në sasi të mëdha.

Frutat dhe perimet, duke përfshirë shegët, përmbajnë antioksidantë të ndryshëm që e mbrojnë trupin nga dëmet që radikalet e lira të shumta shkaktojnë, duke riparuar qelizat që janë dëmtuar dhe duke mbrojtuar qëlizat e reja nga rreziku.

Lëngu i shegës përmban antioksidantë si acidi askorbik (vitamina C) dhe flavonoidet polifenolike, dhe mund të jetë një shtesë e mirë për shëndetin e zemrës në një dietë që synon të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien. Dietat për shëndetin e mirë të zemrës kanë si qëllim reduktimin e gjasave për të zhvilluar sëmundje të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut. Në këto dieta përfshihen dietat me nivele të ulëta kripe si dieta DASH, dhe dieta mesdhetare që janë me bazë bimore, me ushqime të pasura me fibër dhe që kanë nivele të ulëta yndyrnash të ngopura.