Barometri diplomatik

Prof.Dr. Mehdi HYSENI: Lenini e shpëtonte Putinin, Jo “shkolla” gjenocidale e Slobodan Milosheviqit!

Pas fitores së Revoucionit Socialist të Tetorit (1917), Vladimir I. Lenini me politikën e koekzistnecës aktive paqësore ndaj shteteve kapitaliste perëndimore hodhi themelet e bashkëpunimit në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, në vend të luftës zgjodhi paqen. Një filozofi politike e këtillë e Leninit, pa dyshim se ndikoi pozitivisht jo vetëm në forumulimin e koncepteve demokratike në doktrinën e së drejtës ndërkombëtare , por edhe në ruajtjen e ekuilibrit të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare mes shteteve socialiste dhe kapitaliste. Ky ishte vizioni strategjik largpamës i Leninit për ruajtjen e paqes, të sigurisë dhe të qëndrueshmërisë ndërkombëtare në vitet ’20 të shekullit XX.

Sikur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të paktën të kishte lexuar dhe mësuar diç nga objektivat dhe parimet e politikës së jashtme të Bashkimit Sovjetik të Vladimir Iliç Leninit, nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën e as nuk do të konfrontohej politikisht me Amerikën, as me NATO-n e as me BE-në, gjoja për shkak “të rrezikimit të Rusisë nga zgjerimi gjeopolitik dhe gjeostrategjik i NATO-s në afërsi të kufijve territorialë të saj”. Mirëpo, ky akt agresioni ndaj Ukrainës është vetëm një pretekst për ta jusitifikuar përdorimin e forcës militariste dhe hegjemoniste në sy të opinionit ndërkombëtar. Me një fjalë, sikur Moska të kishte pasur politikë të jashtme konstruktive dhe larghedhëse, Putini do të zbatonte doktrinën e politikës së jashtme të koekzistencës aktive paqësore të Vladimir Iliç Leninit (bashkëpunimin paqësor politik, ekonomik e tregtar etj.) me shtetet fqinje, si dhe me shtetet e tjera kapitalsite evropianoperëndimore dhe me Amerikën, e jo në mënyrë të verbër iracionale të ndiqte politikën e “shkollës” së agresioneve pushtuese dhe gjenocidale agresive të Slobodan Milosheviqit në hapësirat e ish-RSFJ-së së Titos (1989-1999), me ç’rast e pushtoi Ukrainën (24 shkurt 2022), sikurse Serbia Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, e cila kreu 3 gjenocide ndaj popullit kroat, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë (1989-1999).

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka paur shumë lehtë, që t’i ruante lidhjet e mira e miqësore me vendet fqinje, me Evropën Perëndimore dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po të kishte pasur Moska politikë të jashtme kohezive dhe vizionare, ashtu sikurse që kishte dikur politika e jashtme e Vladimir I. Leninit, i cili në vend të konfrontimit me shtetet e Evropës dhe me Amerikën, zgjodhi rrrugën e kompromisit, të bashkëpunimit, të koekzistencës dhe të paqes. Kjo strategji vizionare ishte e domosdoshme për të “mbijetuar” shteti i ri socialist sovjetik (1917), i cili, edhe pse kishte arritur fitoren mbi carzimin rus, në vitet ’20 të shekullit XX, kërcënohej të pushtohej nga ndërhyrja e shteteve kapitaliste evroperëndimore. Mirëpo, Lenini e shpëtoi BRSS-në nga një grackë e tillë, sepse ishte i vetëdijshëm për karakterin objektiv të ekzistencës së shteteve socialiste dhe kapitaliste, dhe se bashkëpunimi i tyre ishte i domosdoshëm, duke u bazuar në njohuritë shkencore dhe në ligjshmëritë e zhvillimit ekonomik e shoqëror etj.. Kështu, sipas kësaj strategjie vizionare afatgjatë, Lenini ia arriti të përcasktojë rolin, vendin, detyrat dhe përgjegjësinë e lëvizjes revolucionare socialiste në bashkësinë ndërkombëtare, si dhe të formimit të politikës së jashtme të Bashkimit Sovjetik. Me këtë rast (1920) Lenini thotë : “Ne ndodhemi në një pozitë të tillë, edhe pse nuk kemi korrur një fitore unike dhe të plotë në përmasa ndërkombëtare, megjithatë kemi krijuar kushtet brenda të cilave mund të koekzistojmë me vendet kapitaliste, të cilat, tani janë të obliguara që të hyjnë në marrëdhënie tregtare me ne. Në procesin e kësaj lufte, ne kemi fituar të drejtën tonë mbi ekzistencën e pavarur.” (Lenini: veprat IV, 31:384).

Veç kësaj zgjidhjeje të brendshme politike, Putini ka qenë i detyruar, që t’u përmbahet normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave, jo vetëm Rusia dhe Serbia kolonialiste gjenocidale(1989-1999), por çdo shtet anëtar i OKB-së, ligjërisht është i detyruar, që konfliktet, mosmarrëveshjet dhe problemet e ndryshme ndërmjet tyre t’i zgjidhin me rrugë dhe me mjete paqësore (pa përdorimin e forcës), sepse vetëm kjo formë e bashkëpunimit shpie drejt afirmimit dhe konkretizimit të koekzitrsnecës aktive paqësore , e cila ndërlidhet ngusht me parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, të sanksionuara edhe në objektivat dhe në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945-2022).

Mirëpo, Vladimir Putini, në vend të opsionit të paqes zgjodhi opisionin e luftës përmes së cilës pushtoi Ukrainën e pavarur dhe sovrane. Si rrjedhim këtë agresion pushtues, e denoncuan Amerika, BE-ja, NATO-ja, si dhe aletatët e tyre evropianondërkombëtar, duke i vënë sanksione ekonomike, tregtare, financiare etj. Rusisë, mbase presidenti rus Vladimir Putin shkeli të drejtën ndërkombëtare, si dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, ashtu sikurse Slobodan MIlosheviqi, i cili kreu 3 agresione gjenocidale ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999)

Sa më sipër, si politika e jashtme, ashtu edhe diplomacia ushtarake e Rusisë së Putinit, nuk mund të llogarisin në fitoren e saj, për shkak se ka shkelur rendin juridik pozitiv ndërkombëtar dhe vlerat universale të tij, duke rrezikuar stabilitetin, sigurinë dhe paqen jo vetëm në Evropë, por edhe në përmasa ndërkombëtare. Në këtë rast, OKB-ja ka mundur, edhe ta vërë në zbatim-“KREUN VII –veprime në rast rrezikimi të paqes, të prishjes së paqes dhe të kryerjes së një akti agresioni, nenet: 41 dhe 42, me qëllim të ruajtjes ose të rivendosjes së sigurisë dhe të paqes ndërkombëtare” . Mirëpo, në vend të këtij opsioni të detyrueshëm juridik ndërkombëtar, Rusia është vënë vetëm nën embargo ekonomike, financiare dhe tregtare etj.

“Ngrirja” e koekzistencës aktive paqësore, solli edhe tragjedinë e Ukrainës nga pushtimi ushtarak i Rusisë

Pothuajse që nga përmbyllja e luftës së ftohtë (1990), është harruar koekzistenca aktive paqësore mes shteteve me sisteme të ndryshme politiko-shoqërore. Mirëpo, moszbatimi i saj në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, është një minus i madh politik, demokratik e paqësor, sepse lë të hapur opsionin e përdorimit të forcës, që është shkaktari kryesor i zhbalancimit të sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Pa zabtimin e doktrinës së koekzistencës aktive paqësore, është e pamundur arrtija, qëndrueshmëria dhe ruajtja e ekuilibrit në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Fatkeqëaiaht, këtë e dëshmuan edhe luftërat e nxehta agresive dhe gjenocidale të Serbisë kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve në Kosovë (1989-1999). Gjithashtu, edhe pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putini, është shembull karakteristik i moszbatimit të doktrinës dhe të praktikës së koekzistencës aktive paqësore mes fqinjve dhe Rusisë, si dhe mes Rusisë me Evropën Perëndimore.

Pa zbatimin e koekzistencës aktive paqësore, është e pamundur “mbijetesa” e ekuilibrit të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse këtë, në vijimësi, do ta rrezikojnë shpërthimi i konfliteve të armatusura të intensitetit të ulët me karakter lokal, si dhe i luftërave të nxehta në përmasa rajonale në kontinetet e ndryshme të botës.

Së fundi, jo vetëm Rusia dhe Serbia si vende agresore pushtuese, por të gjitha vendet e bashkësisë ndërkombëtare, rigorozisht, duhet të mbajnë parasysh zbatimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, se lufta nuk është opsion për zgjidhjen e konflikteve politike, për shpëtimin, për zhvillimin, për stabilitetin, për sigurinë, për prosperitetin dhe për paqen e bashkësisë njerëzore, por vetëm PAQJA, e bazuar në kokezistencën aktive paqësore, mbase praktika e derisotme e saj ka provuar se, është ÇELËSI i ruajtjes së ekuilibrit të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Jo luftërat koloniale dhe neokoloniale ndaj popujve të vegjël, të pazhvilluar dhe në zhvillim, të cilët me të drejtë luftojnë për realizimin e së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësimit të tyre nga “ombrella” kolonialiste e huaj.