Dhjetëra mijëra anëtarë të Lëvizjes “Sardelja” të drejtuar nga të rinjtë e Italisë u mblodhën këtë fundjavë në Romë, si pjesë e fushatës së tyre për të luftuar ksenofobinë dhe për të tronditur politikën e vendit.

“Sardenjat” janë bërë një simbol i protestës kundër drejtuesit të ekstremit të djathtë Matteo Salvini, i cili shërbeu si ministër i brendshëm dhe zv / kryeministër në qeverinë e mëparshme të koalicionit të Italisë dhe goditi emigracionin.

Në sheshin e pamasë të San Giovanni të Romës, pensionisti Roberto Piperno ishte në mesin e atyre që u bashkuan me turmën, i cili këndoi himnin antifashist Bella Ciao, një element kryesor i demonstratave të lëvizjes.

Lëvizja, vetëm një muaj e vjetër, nisi në Bolonjë kur një tubim i organizuar nga katër aktivistë të panjohur për të denoncuar ligjërimin e Salvini për “urrejtje dhe ndarje” tërhoqi një turmë prej 15,000 njerëzish duke i habitur të gjithë.

Misioni: të përmirësojmë politikën

Që atëherë, ata kanë organizuar një seri tubimesh duke tërhequr dhjetëra mijëra në Milano, Firence, Napoli dhe Palermo.

“E para ishte kundër Salvini dhe pastaj u bë një riafirmim i demokracisë: ne jemi antifashist, pro-barazisë, kundër intolerancës, kundër homofobisë”, tha Mattia Santori, një nga themeluesit e lëvizjes.

Santori, një studiues i ekonomisë dhe bashkëthemeluesit e tjerë – Andrea Garreffa, një udhëzues turistik 34-vjeçar dhe Roberto Morotti, një inxhinier 31-vjeçar, thonë se ata duan ta bëjnë politikën “më të pranueshme”.

Përfaqësuesi i lëvizjes në kryeqytetin italian është Stephen Ogongo, një gazetar 45-vjeçar me origjinë Kenyane.

Ai ngriti faqen në Facebook të kapitullit romak të sardeleve që njoftoi tubimin rreth 15 ditë më parë.

“Të nesërmen, ishin 10,000 njerëz që donin të bashkohen,” tha ai. “Të nesërmen 20,000”.

Geri Kolgega