Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri është e gjitha në dispozicion të ndihmës vullentare për operacionet e shpëtimit dhe mbështetjes për njerëzit që u janë dëmtuar shtëpitë e kanë mbetur në qiell të hapur.
Në Thumanë, ku kanë vajtur disa aktivistë dhe përfaqësues të Lëvizjes, aktualisht po vazhdon operacioni i shpëtimit nga zjarrfikësit, policia, oficerët e ushtrisë, mjekët dhe infermierët. Fatkeqsisht, pritet të ketë njerëz të tjerë nën rrënoja.
Njëkohësisht, ushtria ka hapur disa tenda për të ngritur një kamp në fushën brenda qytezës. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë për ngritjen e kampit, sipas oficerëve të ushtrisë, mund të kontribuojnë duke dhënë donacione në natyrë, si:
- Ujë dhe ushqime të ndryshme,
- Tenda,
- Banjo publike portative,
- Batanije, dyshekë, etj.
Për më shumë informacion, për të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë, kemi vendosur në dispozicion numrin e celularit
+355695842803.
Në solidaritet me të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti.