Në mbështetje të protestës së gazetarëve për lirinë e shprehjes
Në vijim te deklaratës së djeshme të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, shprehim mbështetjen për nismën e gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile për të protestuar ditën e mërkurë në orën 9:30, në Tiranë, pranë Kuvendit, kundër projektligjit që synon të vendos nën kontrollin e qeverisë fjalën e lirë. I bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këtë protestë kundër tentativës së Qeverisë për konsolidimin e autoritarizmit në Shqipëri.
Tiranë, 16 dhjetor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri