Parlamenti Evropian ka dhënë sot vendimin pozitiv, duke miratuar propozimin për liberalizimin e vizave. Në njoftimin e saj, partia e kryeministrit Kurti ka vlerësuar se puna e Qeverisë Kuti e ka zhbllokuar këtë proces.

Puna e qeverisë Kurti është vlerësuar edhe nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili liberalizimin e vizave për Kosovën e quajti rezultat të mirë falë qeverisjes aktuale.

Ai madje tha se ishte presidenti francez Macron ai që njoftoi marrëveshjen verën e kaluar

Postimi i plotë i Ambasadorit:
Rezultat shumë i mirë për qytetarët e Kosovës falë masave të marra nga qeveria e Kosovës.

Pikërisht në bazë të kësaj pune PR Macron njoftoi marrëveshjen tonë verën e kaluar.