Në rrjetin social Facebook po qarkullon një link ku janë duke u mbledhur fonde për blerjen e librit origjinal “Historia e Skënderbeut” të autorit francez Jacques de Lavardin, botim i vitit 1621 me qëllim dhurimin e tij Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë, përcjellë e pavarura MekuliPress
Libri gjendet në Spanjë dhe kushton 5000 euro.
Për këtë ka njoftuar Nezir Kraki, i cili ka kërkuar që t’i bashkëngjiti iniciativës për blerjen e këtij libri.
“Libri gjendet në Spanjë dhe kushton 5000 euro, kësaj shume i shtohet edhe çmimi i dërgimit me postë nga Spanja dhe taksa që FB po e ndalka për “trajtimin e donacioneve”. Në pamundësi për ta blerë privatisht këtë libër të rrallë, ideja është që ta blejmë të gjithë së bashku dhe t’ia dhurojmë muzeut”, ka shkruar Kraki.
Ky është linku ku mund të kontribuoni:
https://www.facebook.com/donate/591557118326832/593835521432325/