Dikur ishin zotër të pyllit – krijesa të mëdha që ndiqeshin në gjueti nga mbretër dhe fisnikë në fshatrat e Ballkanit. Sidoqoftë, bizoni evropian (i njohur gjithashtu si bonsai) kishte humbur për rreth 800 vjet – për t’u kthyer tani, falë përpjekjeve të ambientalistëve në Bullgari, me të parin bizon të vogël që ka  lindur në pyll pas më shumë se tetë shekuj.

Një tufë e vogël me shtatë bizonë u lëshua në një park kombëtar në pjesën bullgare të Maleve të Rodopit gjatë verës. Kjo solli lindjen e një bizoni të vogël.  “Ai është bizoni i parë i egër i lindur në jug të Danubit që nga Mesjeta.  Jemi krenarë që pas tetë shekujsh ose më shumë lindi bizoni i parë i vogël në jetën e egër të Bullgarisë”-tha Christo Christoff, anëtar i programit të kthimit të bizoneve.

Kthimi i bizonit është iniciativë e një programi të quajtur Reëilding Europe, i cili kthen kafshët që janë zhdukur prej kohësh. Ndër qëllimet janë forcimi i turizmit në lidhje me vëzhgimin e kafshëve të egra në zonat rurale dhe kthimin e kafshëve që dikur luanin një rol të rëndësishëm në “mozaikët” e natyrës së atyre zonave. Në planin afatgjatë, qëllimi është të krijohet një tufë deri në 50 bizonë në Rodope.