Lirim Gashi: Më shumë po i bëjnë Albinit trysni (b)analistët tanë për ta takuar Vuçiqin, sesa Brukseli dhe Borreli.
Këtë po e bëjnë sipas motos: ” Rroftë diktati, cjapi duhet të shkojë pas fishkëllimes së parë të UDB-es patjetër te kasapi”.
Por Albini pa u shndërruar në ujk nuk shkon te kasapi, sepse atë e përkrah Drenica, Dugagjini, Anamorava dhe Llapi…
E ata që dëshirojnë ta bëjnë Albinin kurban në Ramazan, ia ngrënshin tullumbat për Bajram.
Sepse ata aq shumë e kanë të zbrazur nga ndërgjegjja zemrën dhe nga mendja kokën, saqë ia kanë lënë prapa një shtet që e kanë mjelë si lopën.
Dhe jo vetëm që e kanë mjelë si lopën, por e kanë vënë në pazar pasi që ia kanë ngrënë mishin dhe kokën.
Ndërkaq popullit ia kanë lënë prapa vetëm eshtrat, për t’i shijuar vetëm me familjet dhe cubat e tyre, pranverat, verat, dimrat dhe vjeshtat.
A e di ky popull sesa shumë ndërtesa dhe pallate gjigante luksoze po ndërtohen në kryeqytetin e shtetit më të varfër në Evropë dhe Ballkan ?
A e ka pyetur vetën e tij në këtë Ramazan, sesa lekë kushtojnë dhe të kujt janë ?
A e ka pyetur vetën e tij se nga i morën lekët ata që i ndërtojnë? A e ka pyetur vetën e tij, se si jetonin para luftës dhe tani si jetojnë?
A e ka pyetur vetën e tij se si jetonin para ardhjes në pushtet dhe si jetojnë tani pasi e keqsunduan dhe plaçkiten plotë 21 vjet ?
Ky popull me 80 euro pension dhe 250 euro rrogë, a e ka pyetur ndonjëherë vetveten, se pse po e paguan, ushqimin, veshmbathjen, mjekimin, ujin dhe rrymën më të shtrenjtë në Evropë?
Ju Bossa të Krimit dhe tradhtisë që shpresat për të shpëtuar nga përgjegjësia dhe llogaridhënia i keni lidhur me karrierën politike të kasapit Vuçiq dhe zvarranikut të tij kuisling e narkoman me emrin tallava Edi Rama.
Ju që nuk keni ndërgjegje dhe turp as sa për t’u penduar si burrat për krimet shumë dimensionale.
Ju që jeni më të ndyrë sesa çdo fekale.
Ju që nuk keni zemër, tru, ndërgjegje dhe guxim për ta pranuar si burrat fajin dhe për ta kthyer një pjesë të plaçkës.
Po, po ju që nuk vleni as sa thashethemet e Milaim Znaçkes.
Ju jeni aq të poshtër, të pa njerëzishëm dhe të pafytyrë, saqë nuk meritoni falje të mëkateve nga ky popull në asnjë mënyrë.