NË SHTËPINË E PLEQVE

Nëna në moshë të shtyer
pret me ditë e net,
muajt kalojnë
 bëhen edhe  vjet
djali i dëshirit,
në derë s’i troket !?
Në telefon s’e thërret
për festë , as ditëlindje,
bashkë i janë bërë
” dashuri e dhimbje”.
Lokja e vetmuar,
 në dhomë flliikat,
djalin me familje
kujton ditë e natë.
Sytë e saj të lodhur
 nuk kanë më lot,
fotografitë e varura
nuk e ç’mallin dot !
Nga mendja s’i hiqet
nata e Vititi të Ri,
kur i shkoi djalit në shtëpi-
ai bënte qejf me grua e fëmijë,
bashkë me vjehrrën përbri.
Lokja e rënduar nga ofshama
me rrokjet e ngatërruar
thotë n’derë u shtanga,
kur t’i  s’luajte vendit, bir !?
Si të hyja unë,  ZEZNANA !!
E heshtur ika si zog i braktisur,
ti vazhdoje jetën siç e ke nisur.
E gëzofsh shtëpinë,
 që ta blemë me yt eti,
mos harro, o bir ,
 se pafund s’është as deti !
Gishtat e lokes u shtangën papritur,

në Shtëpinë e Pleqve djalin duke e pritur .