Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, përmes një postimi në facebook, ka këshilluar të gjithë shqiptarët që aplikojnë për Lotarinë Amerikane që të mos paguajnë askënd për aplikime.

“Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Bëhuni eksperti i vetes tuaj këtë vit duke parë videon ilustruese këtu”, shkruhet në postimin e ambasadës, bashkëngjitur videos udhëzuese se si mund të regjistrohesh në lotari.