Mes 39-të viktimave nga tërmeti që gjunjëzoi vendin mëngjesin e kësaj të marte, humbi jetën Esiela 9 vjeçe, e cila u gjet e vdekur në rrënoja, ndërsa nëna e saj 30 vjeçe, Diena Karanxha gjeti vdekjen në spital.

Moderatorja Amarda Toska ka bërë një postim drithërues, teksa zbulon se familjarët e tyre, kanë kërkuar që ti përcjellin në banesën e fundit të veshura nuse.

“Shumë herë kam derdhur lot gëzimi dhe mallëngjimi kur kemi përcjellë vajza me fustane nusërie. Kurrë nuk ma merrte mendja që mund të derdhja lot dhimbjeje si sot (dje) për të bukurat Diena dhe Esiela.

Ne filialin tonë në Durrës erdhën disa klientë dhe bënë një kërkese rrënqethëse… Dy fustane nusesh për dy vajza që do i thonë lamtumirë të gjithëve në ditën e varrimit të tyre. Ishin familjarët e Diena dhe Esiela Karanxhaj 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti.

Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat. Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin për tu bërë nuse por për tu bërë engjëj që do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemrën. Zot jepu forcë të përballojnë dhimbjen e madhe që fati ua dhuroi!!!”, shkruan Ami.