Amerikanët nuk e kanë parë kurrë me sy të mirë pozitën hegjemonike të Gjermanisë në Europë dhe faktin që Berlini kontrollon pozicionet kryçe në institucionet evropiane.

Ajo që e shqetëson faktorin amerikan është kultura e gjermanëve për sa i përket ekonomisë, financave dhe faktit që Berlini merr një pjesë të madhe të fitimeve në sektorët kryesorë siç është industria e automobilave.

Orientimi i fortë i ekonomisë gjermane drejt eksporteve dhe roli që luan industria e tyre mbrojtjes, herë pas here, kanë krijuar probleme për superfuqinë e planetit. Shtetet e Bashkuara për arsye diplomatike mund  të mbajnë një marrëdhënie të ekuilibruar me Gjermaninë, e cila është gjithashtu anëtare e NATO-s, por në prapaskenë në çdo mundësi përpiqet të kufizojë rolin e Berlinit në nivelin politik, ekonomik dhe diplomatik.

Dhe nuk është rastësi që gjermanët nuk kanë marrë pjesë në kërkimet që po kryhen në Zonën Ekskluzive Ekonomike në zonën e Qipros dhe në pellgun e Mesdheut në përgjithësi. Disa mendojnë se kjo është pasojë e strategjisë së amerikanëve, të cilët nuk i duan gjermanët nëpër këmbë. Shtetet e Bashkuara kanë “flirtuar” me francezët dhe italianët, duke kërkuar të dobësojnë Berlinin, i cili ka mbetur jashtë lojës energjetike të rajonit.

E gjithë kjo e ka mërzitur Gjermaninë, e cila po kërkon mënyra për të qëndruar në këtë lojë që po luhet në Detin e Qipros. Diplomatët thonë se qasja miqësore e kancelares Merkel ndaj Tayip Erdogan nuk është rastësi. Përveç interesave të mëdha të Turqisë në Gjermani, kjo e fundit përdor Erdoganin si një “kalë troje” për të komplikuar situatën në pokerin energjetik dhe të vendosë stërkëmbësha për amerikanët, francezët dhe italianët.

Në fund të korrikut qeveria qipriote njoftoi hyrjen e konsorciumit francez Total me kompaninë italiane ENI në bllokun 7 të Zonës Ekonomike Ekskluzive të Qipros me 50-50%, si dhe hyrjen e kolosit energjetik francez në blloqet  9 dhe 8, 2. Aleanca franko-italiane nuk u pa me sy të mirë nga Berlini pasi dihej që “martesa” e biznesit bëhej me bekimet amerikane.

I vetmi që mund të vonojë zhvillimet në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros është Tayip Erdogan, të cilin Merkel e “përkëdhel” për çështjen e refugjatëve dhe gjithashtu e mbështet financiarisht përmes fondeve të BE-së. Në të njëjtën kohë, sipas raporteve të mediave qipriote, Turqia caktoi kolosin gjermane “Fichtner” të kryejë studimin e fizibilitetit për ndërtimin e një tubacioni elektrik të tillë nënujor 94 km, që lidh Turqinë me Qipron. Në Qipro  kjo çështje ka marrë dimensione politike, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me qëndrimin e Gjermanisë ndaj çështjes së Qipros.

Marre nga CNN.gr