Snap do të ndalojë përgjithmonë Presidentin Donald Trump kur ai largohet nga detyra në 20 Janar, duke thënë se llogaria e tij ishte një kërcënim për sigurinë publike.

“Në interes të sigurisë publike dhe bazuar në përpjekjet e tij për të përhapur dezinformata, gjuhë urrejtjeje dhe nxitur dhunë, të cilat janë shkelje të qarta të rregullave tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund përfundimisht llogarisë së tij“, tha një zëdhënës i Snap.

Ndalimi i përhershëm pason vendimin e Snap më 6 janar për të pezulluar llogarinë e Trump në Snapchat, e cila kishte rreth 1.9 milion abonentë. Trump teknikisht do të mbetet i pezulluar deri në 20 janar, pastaj ai do të ndalohet.

Kompania tha se paralajmëroi në mënyrë të përsëritur ekipin dixhital të Trump në lidhje me postimin e përmbajtjeve që thyenin kushtet e përdoruesit të Snapchat dhe se ajo kishte hequr dhjetëra postime në të kaluarën.

Masa nga Snap ndjek Twitter që ndaloi përgjithmonë Trumpin pas trazirave të 6 janarit në Capitol dhe të dy Facebook dhe YouTube që e kanë pezulluar atë nga platformat e tyre.

Burimi: Business Insider