Në një intervistë për televizionin italo-zviceran, RSI, Papa Françesku ka komentuar luftën aktuale në Ukrainë, që sipas tij nuk ushqehet vetëm nga ambiciet imperiale të Rusisë.

Në më pak se 100 vjet, ka patur tri luftëra botërore: më 1914, 1918, 1939-1945 dhe kjo që është një luftë botërore…Fuqitë e Mëdha janë të gjitha të mbërthyera aty. Fushëbeteja është Ukraina. Të gjithë po luftojnë aty. Ka interesa imperial aty, jo vetëm të Perandorisë Ruse, por të perandorive gjetkë. Është tipike për një perandori që të vendosë kombet në plan të dytë, citohet Papa.

Bergolio ka sqaruar se është I gatshëm të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për të negociuar paqen dhe se një kërkesë të tillë e ka paraqitur në ambasadën ruse në Vatikan qysh kur nisi konflikti.

Ministri Lavrov më shkruajti duke më falënderuar por duke më thënë se “nuk është koha”, shprehet Bergolio.