Filmi i animuar shqiptar ka një histori të vetën, e cila në disa raste, ka për të treguar përtej asaj që është dokumentuar zyrtarisht. Ndërkohë që “Zana dhe Miri” njihet si i pari filmi i animuar shqiptar, në fakt, i pari film i animuar mund të jetë një film i panjohur për publikun, që daton që në vitin 1972. Ai quhet “Lulëkuqja” dhe ka për autor Mihal Fagun sipas të cilit filmi është shfaqur në mënyrë ilegale dhe nuk ekziston në arkivë.