Nji lules së vyshkun…poezi nga Filip Shiroka

Lulja e bukur – këput kush të ka,
Prej shoqesh tueja – kush të paska nda?…
M’je vyshke e thamun – lulja e shkretë
Qysh se të kanë tretë!

Se ti dhe unë – nda prej shoqënisë,
Larg prej qytetit – tim, prej Shqipërisë,
Si ti u dogja – lulja e shkretë,
Në dhe t’huejin tretë!

Ti, në kopsht tandin – ku ke lulzue,
T’ka ushqye vesa – dielli t’ka gzue,
Por tash je veshkun – lulja e shkretë,
Tash qi t’ka tretë!

Edh’ un, n’dhe timin – gjithë i gazmue,
Prindët më knaqshin – isha i lumnue,
Por tash po digjem lulja e shkretë,
N’dhe t’huejin tretë!

By