Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë kërkimit në gërmadha pas tërmetit në Shqipëri, fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës.

Haziri thotë se Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen me familjen e të viktimave,

“Gjatë kërkimit në gërmadha pas tërmetit në Shqipëri, fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës. Lutem për shpirtin e tyre”, shkruan Haziri.

“Në këto momente, Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen me familjen e të viktimave, Shemsi e Isa Abazi dhe do t’iu qëndrojë pranë. Ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, përfundon njoftimi i Hazirit.