Turqia tanimë prej 5 ditësh ka nisur operacionin e saj në veri të Sirisë, kundër kurdëve, që i konsideron si terroristë.

Në lidhje me këtë operacion kanë reaguar edhe një herë kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Merkel e Macron i kanë bërë thirrje Presidentit turk Recep Tajip Erdogan që të ndalë menjëherë operacionin në Siri.

”Këto sulme rrezikojnë të krijojnë një situatë të paqëndrueshme humanitare dhe ndihmojnë ISIS-in të rishfaqet”, theksuan liderët 

”Pavarësisht interesave të ligjshme të sigurisë së Turqisë, sulmi po kërcënon zhvendosje të mëdha të popullsisë lokale, destabilizim të rajonit dhe ringjalljen e organizatës ekstremiste të Shtetit Islamik”, mësohet të ketë thënë Merkel në një bisedë telefonike me Erdogan