“Ne po hyjmë në një epokë të re”, Emmanuel Macron u tha qytetarëve në një adresim televiziv.

Ai përsërit gatishmërinë për të angazhuar trupat franceze si një forcë e mundshme ruajtëse të paqes në Ukrainë nëse arrihet një armëpushim me Rusinë.

“Përtej Ukrainës, kërcënimi rus është i vërtetë – ai ndikon tek vendet evropiane”, shtoi presidenti francez.
Më pas ai foli për raportet e reja ‘të çuditshme’ me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan skynews.

“Do të doja të besoja se SHBA-ja do të qëndrojnë pranë nesh, por duhet të jemi të gatshëm që kjo të mos ndodhë”, shtoi ai.

Ai parashikon takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Franca duhet të njohë statusin e saj të veçantë – ne kemi ushtrinë më të efektshme dhe më efikase në Evropë”, thotë ai, duke theksuar gjithashtu se Parisi ka armë bërthamore për t’u mbështetur nëse është e nevojshme.

Pavarësisht kësaj, ai thotë se kjo nuk mjafton – dhe Macron zbuloi përpjekjet e reja për investime, por nuk shpjegon se si do të shpenzohen ato, megjithatë duket se po flet për sektorin e mbrojtjes.

“Këto janë investime të reja që do të na lejojnë të mobilizojmë financimin privat dhe financiar publik pa rritje taksash”, deklaroi lideri francez.

Lexo po ashtuFranca dhe Britania propozojnë një muaj armëpushim në Ukrainë

Britania e Madhe dhe Franca janë dy fuqitë e vetme bërthamore në Evropë.

“Ne kemi nevojë për reforma, duhet të bëjmë zgjedhje dhe duhet të jemi të guximshëm”, thotë Macron.

“[Friedrich Merz] ka bërë thirrje për një debat strategjik për ofrimin e të njëjtës mbrojtje për aleatët tanë evropianë… çfarëdo që të ndodhë, vendimi do të jetë në duart e Presidentit të Republikës dhe krerëve të ushtrisë”, shtoi ai.

Lideri francez tha gjithashtu se gjatë javës së ardhshme do të mbajë një takim me shefat e ushtrive evropiane në Paris.

By