Venezuela kaloi 24 orë kaotike pas bashkimit të një pjese të ushtrisë me presidentin e vetëshpallur të opozitës Huan Guaido, i cili udhëhoqi një aksion për rrëzimin e presidentit Maduro.

Ky i fundit me një fjalim të mbajtur të martën në mbrëmje tha se grushti i shtetit që tentuan një numër i vogël dezertorësh me në krye Guaidon dështoi. Ai përgëzoi forcat e armatosura për besnikërinë ndaj shtetit dhe tha se do të ngrihen padi penale kundër atyre që janë përgjegjës për dhunën.

“Kjo përpjekje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, fola me prokuroritn e përgjithshëm. Caktova tre prokurorë për të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë”- deklaroi Madouro, i rrethuar nga ministri i Mbrojtjes, gjenerali Vladimir Pantrino dhe disa anëtarë të tjerë të forcave të armatosura dhe qeverisë.
Sipas tij, prokurorët do të ndjekin penalisht autorët e dhunës për krime të rënda të kryera kundër Kushtetutës, shtetit të së drejtës dhe paqes në vend.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress