Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është shfaqur dje në krah të drejtuesve të ushtrisë ndaj së cilës ka kërkuar unitet për të përballur dhe shtypur çdo lloj grushti shteti.

Po ne jemi në betejë dhe mbajeni moralin lart në këtë luftë për të çarmatosur çdo tradhëtar dhe komplotues,tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino ka rikonfirmuar besnikërinë ndaj Maduros duke krijuar një situatë paqartësie për rivalin e Maduros, Juan Guaido. Gjykata e Lartë e Venezuelës ka urdhëruar arrestimin e një prej figurave kryesore të opozitës, Leopoldo Lopez që u shfaq në krah të Guaidos. Lopez është strehuar në ambasadën e Spanjës në Caracas.

Nga SHBA ka patur paralajmërime edhe për ndërhyrje ushtarake, ndërkohë që presidenti Trump ka siguruar se “represoni brutal ndaj popullit të Venezuelës do të përfundojë shumë”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress