Akademia suedeze, që përzgjedh çmimin Nobel, emëroi Mats Malm, si shefin i ri të saj.

Malm është profesor i teorisë së letërsisë në Universitetin e Gotenburgut.

Ai do të pasojë Anders Olsson si sekretar i përhershëm më 1 qershor.

Sekretari i përhershëm vepron si zëdhënës i akademisë dhe bën shpalljen vjetore të zgjedhjes akademike të çmimeve Nobel.

Malm, 54 vjeç, premtoi se do të “vazhdojë punën rinovuese vitale që ka filluar tashmë,  referuar përpjekjeve për të rikthyer besimin në akademi pas polemikave që përfshinë atë vitin e kaluar’’./atsh /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress