Zyrtari për Informim i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se nëpër disa vendvotime, sidomos në Prishtinë, nuk ka fletëvotime.

Sipas tij, qytetarët janë duke pritur më shumë se 20 minuta për të votuar.

“Kjo është shkelje esenciale për të ushtruar të drejtën e votës”, ka thënë ai.