Marrëveshja e Serbisë me Kinën për Tregti të Lirë, është cilësuar nga ministri përkatës. Tomislav Momiroviç si më e rëndësishmja në dekada. Sipas tij, tarifat për mallrat serbe do të jenë më të ulëta në masën 10, 45 apo deri edhe 60%. 

Do të jetë unike në Europë. Prodhuesit tanë, të vegjël dhe tregtarët do të kenë një mundësi në këtë treg, që po rritet fuqishëm…Kjo është një mundësi e pabesueshme, do të doja që njerëzit të përfshiheshin sepse mund të gjenerojë rroga dhe pensione më të larta, ka thënë ai, i cituar nga agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug”.

Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga Vuçiç në samitin e Pekinit më 16 tetor, në një vizitë që u interpretua si sfidë e hapur e Beogradit ndaj Europës. Presidenti serb mori me vete në atë vizitë 9 ministra të kabinetit qeveritar dhe në marrëveshje trajtohen reth 10 000 produkte serbe, një sasi kjo që duket se i siguron Serbisë tregje të sigurta për një pjesë të madhe të prodhimit të vet.

Padyshim një arritje që do të japë pasojat e veta në një ekonomi që përshkruhet se po rritet mirë dhe që ka ditur të thithë investitorë të mëdhenj edhe nga BE.