MekuliPress: Martesa e mësimdhënësit me nxënësen e vet, pedofili, përdhunim apo dashuri?

Nxënësit kanë të drejtë për një mjedis të sigurt, të qetë dhe të mirë shkollor, këtë e thonë që të gjithë, apo jo?

Por…

A e dini ju, nxënës të dashur, se ju keni të drejtë të ndiheni mirë e të kënaqur në shkollë? Ti, nxënës e nxënëse, duhet të kalosh ditën sa ma këndshëm e sa më e lumturë në shkollë, dhe, gjithsesi, të ndihesh i/e sigurt: si në klasë, jashtë klasës, gjatë pushimeve dhe rrugës për në shkollë e për në shtëpi.

E dashura nxënëse,
i dashur nxënës,

Ti mund të bësh ndryshim vet dhe të marrësh përgjegjësinë për t’u siguruar që ti dhe shoqet/shokët tuaj e kanë mirë në shkollë.

Mësuesit/mësueset, pra ne të rriturit, duhet të ju ndjekim fërkem për fërkem, dhe të sigurohemi që ju t’a përmbushni sa më mirë ditën në shkollë.
Nëse ti vetë nuk ndihesh i/e sigurt në shkollë dhe je ekspozuar ndaj dikujt që ju shqetëson ose ju ngacmon, është e rëndësishme t’i tregoni një të rrituri që keni besim.

Pse e thëmë këtë të dashur nxënës (fëmijë)?
E them këtë sepse martesa e mësimdhënësve/mësuesve me nxënëset e tyre në shkollat e mesme tona (pra me fëmijë) është një fenomen shqetësues për shoqërinë tonë. Dhe, për fat të keq, nuk flitet shumë për këtë dhunim nga Ai (mësuesi) që do të duhej të të mbonte, e jo të të mashtronte, manipulonte dhe të robronte!

Këtu shtroj pyetjen thelbësore: nëse martesa e një mësimdhënësi/mësuesi me nxënësen e vet (fëmi në shkollën e mesme), po e bënë pedofilinë (pra dhunuesin) si të pranushme e si diçka normale për shoqërinë tonë?!


Dhe tjetra pyetje: Sa mësuesve/mësimdhënësve të martuar me nxënëset e tyre, u është marrë licenca/e drejta për të ushtruar detyrën e tyre si mësimdhënës?

Apo, si ka vepruar Gjykata dhe Prokuroria në këto raste?

Pyetje që duan përgjigje por, pa angazhimin t’uaj, prindër të nderuar, ky fenomen i zi për shoqërinë tonë, do të lë pasoja të mëdha, e të dëmshme, psikofizike tek rina jonë e pafajshme.

Të nderuar lexues,
Dhuna ndaj botës femrore, pra, fillon që në shkollë, që në qerdhe e në familje, jo vetëm në rrugë e nëpër sokaqe; Përdhunimi që nodhë në rrugë, në male, në xhipa e në parqe, s’është gjë tjetër, pos produkt i shkollave tona që mbajnë të punësuar, akoma, “mësues” të tillë.

Edhe më keq, këta “mësues” edhe po pranohen si normalë dhe po nderohen nga shoqnia jonë!