Kishim vetëm dy muaj bashkë dhe me shaka ndryshuam statusin e facebook-ut nga beqar në “i fejuar”. Njerëzit nisën ta merrnin seriozisht këtë gjë dhe na uronin gjatë gjithë kohës. Kështu natyrshëm fare dhe papritur blemë unazat dhe u martuam.

Ne nuk ishim ai çifti i qetë që nuk ka zënka dhe debate. Ziheshim dhe pajtoheshim. Gjithmonë më vinte inat përse ai s`ma linte ta prekja telefonin e tij, por thosha duhet ta ketë shumë të rëndësishme privatësinë. Për më tepër, që në fëmijëri kisha dashur një martesë të tillë, të bërë menjëherë. Kjo e nxitur nga përrallat me fund të lumtur, por edhe sepse nuk isha përballur ndonjëherë me divorc në jetën time. Prindërit e mia janë lumturisht të martuar ende sot.

Unë mendova se me martesën pakënaqësitë e vogla dhe mospërputhjet tona do zbeheshin dhe më pas do zhdukeshin. Naïve? Po, shumë në fakt.

Natyrisht, asnjë copë letër apo aheng dasme nuk mund të suvatonte mbi plasaritjet që tashmë kishte pësuar marrëdhënia jonë. Martesa nuk mund të detyrojë ndryshimin ose rritjen. Nuk stabilizon diçka që tashmë është e paqëndrueshme.

Ne provuam terapi individuale dhe në çift dhe sërish nuk ia dolëm ta ndreqnim dhe mbanim marrëdhënien tonë.

Tani e kuptoj se martesa duhet të jetë fillimi i një histori të re, jo një zgjidhje në vetvete.