Policia e Krimeve të Kosovës janë duke kryer një aksion inspektimi në depon kryesore të Viva Fresh Store në dalje të Prishtinës.

Kjo pasi, siq merr vesh një medium i quajtur Reporteri.net, po dyshohet se edhe ky rrjet i njohur i marketeve në Kosovë tash e sa ditë ka mashtruar klientë të saj me rritjen e çmimeve të vajit dhe heqjen e produkteve nga raftet e marketeve me arsyetimin sa ka mungesë të tyre.

Viva Fresh Store po dyshohet se kanë hequr mallin nga raftet e markteve dhe e kanë çuar nëpër depo, nderkohë që kanë promovuar çmime ekstreme të litrës së vajit me njoftime se sasia është e limituar.