Maska, në psikologji, përfaqëson mekanizmin e mbrojtjes, një instinkt që nxitet si pasojë e një situate të fortë dhimbjeje, që ka krijuar një plagë të rëndë emotive jete, shpesh që nga mosha e vogël.

Në formë të përmbledhur, maska, është pjesa strukturore e personalitetit, pjesa më e jashtme e si e tillë, përbëhet nga mënyra e të menduarit, veprimit, ndjerjes, shikimit, të gjërave.

Sipas psikoanalistëve mund të veçohen pesë plagë që kanë maskat përkatëse:

  1. Plaga e braktisjes dhe maska përkatëse e arratisjes
  2. Plaga e braktisjes dhe maska e varësisë
  3. Plaga e ofendimit dhe maska e mazokistit
  4. Plaga e tradhtisë dhe maska e kontrollit
  5. Plaga e padrejtësisë dhe maska e ngurtësisë

Këto plagë na shkaktohen nga njerëz shumë të afërt, shpesh nga prindërit, në mënyrë të pandërgjegjshme, shumë shpesh ata vetë kanë qenë viktima të kësaj dinamike në fëmijërinë e tyre, por duke mos e pas parë atë dhe modifikuar, e ripropozojnë automatikisht, pa e ditur.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Maska propozon një personazh, me mënyra të menduari, të foluri, të prezantuari trupin, të ecuri, të marri frymë etj. Pikërisht, diagnoza bëhet pikërisht nga observimi i të gjitha këtyre varianteve: trupit, gjuhës, mendimit, efektivitetit.

Maska është përgjigja që fëmija ka gjetur me kohë, për të mbijetuar në mënyrën më të mirë ndaj një plage, është një mekanizëm mbrojtës, një mënyrë për të rigjetur një rol lidhës aktiv dhe kontrollin ndaj një situate të pësuar, jashtëzakonisht të dhimbshme.

P.sh kush pëson braktisjen ( në përgjithësi nga prindi i seksit tjetër), do të veshë maskën e të arratisurit, si një tentativë për të rivendosur pushtetin e tij dhe dëshirat. Do të ketë një trup të hollë e të gjatë, me pak peshë dhe trashësi, do të flasë në mënyrë jo theksuese, për të shfaqur jo-praninë, nuk do të marrë asnjëherë iniciativën, do të përdorë terma dhe mënyra që lënë të nënkuptohet që prania e tij nuk është e garantuar.

Secili nga ne mund të ketë shumë maska, edhe pse në përgjithësi ka një prej tyre që rezulton të jetë mbizotëruese në krahasim me të tjerat. Ndonjëherë, plaga kryesore, ajo më e thella, është ajo më pak në dukje, fshihet nën plagë më sipërfaqësore. Si rrjedhim ekzistojnë pesë tipologjitë e maskave mbrojtëse. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress