Deri më tani në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 6542 vota me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti vota nga këto kategori e cila prin me 1715 sosh.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 1411, dhe në vendin e tretë koalicioni AAK-PSD me 1241 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e katërta me 1191 vota.