Haki Abazi

Mbylle Çarshinë e mbushur me mbeturina

1. Padrejtësia e paradoksi shkon deri aty që disa ‘quazi televizione’ që janë rezulat i krimit e korrupcionit që bën politika dhe lidhjet me nëntoken, që vjedh prej tenderëve në të gjithë sektorët, dhe që i lë spitalet pa barëra esenciale, dhe në fund po ato ‘quazi televizione’ thërrasin qytetarët që të ndihmojnë njerëzit e sëmurë që nuk kanë para për të paguar barëra. 20 vite pas luftës as libreza shëndetësore nuk kemi, se mos të flasim për sigurim shëndetësor të dinjitetshëm. Qytetari nuk ka barëra, e pushtetari i ka 8 rroga.
2. Njerëzit që janë në politikë që 20 vjet dhe rezulatin e kanë zero në interes të publikut, ju ka ardhë koha me dalë në pension, dhe nëse nuk dalin vet duhet qytetarët të ua tregojnë vendin.

3. Hic nuk ka rëndësi mosha, por, ka rëndësi qëndrimi dhe integriteti njerëzor. Politikës duhet me ia kthy sinqeritetin dhe qytetarin. Poltika pa qytetarin është hajni edhe paturëpsi. Qytetarët që nuk e kanë barometrin e zhvilluar dhe memorien e kthjelluar, rrezikojnë me qenë të varfër e të nënshtruar përgjithmonë.

4. Partia e ‘coft’ e PSD, po tenton me rritjen e pagës minimale si propozim me tregu që është gjallë. Shqiptarët nuk e kanë hallin e pagës minimale, e kanë hallin e rrenës, padrejtësisë, pafytyrësisë, mungesën e integritetit, mungesën e moralit poltik, e kanë hall tradhëtinë. Po pyesim, pse nuk është aprovuar ligji për qeverinë? Kush thoshte, se po të mos ishte Serbia nuk do të kishin cka me bë, e në fund u kthyën dhe e bënë dialogun arsyen kryesore të gozhdes së arkivolit të tyre.

5. E gjithë Afera ‘PRONTO’, milionat e njrëzve të lidhur me ‘PRONTO’, e dënimi shkoi te Ferid Agani. Nese ka qenë vërtet fajtor, le të publikohen faktet tani, por, a është Ferid Agani njeriu që po skarifikohet se nuk ka asnjë mbështetje politike, a duhet Ferid Agani të jetë mësimi për ata që i mbështeten një sistemi kriminal, i cili në fund të kapë për fyti. 
6. Këto gratë e kthyera nga Siria, të mbuluara me të zeza janë rezulatet i kësaj politike që i ka dërguar njrëzit deri në cmenduri dhe joracionalitet. Po, nuk është e cudistshme sepse nëse njerëzit e UCK bëjnë vetëvrasje, njerëzit vrasin motrat, gratë e nënat në Kosovë, atëhere mbështjellja me qefninin e zi për së gjalli duket shumë më pak ide e cmendur se vrasja e vajzës e të gruas me kallashnikov. Probleme serioze me shëndetin publik, pasojat e traumave dhe crregullimeve të stresit postraumatik po i paguajmë rëndë si shoqëri, përderisa pseudoligjeruesit e fesë dhe ideologët e korruptuar si Milazim Krasniqi iu fryejnë erërave të përcarjes dhe keqpërdorin gjendjën shpirtsrore e fuakrallëkun njerëzve, për të zbutur mëktatet e veta.

Kjo eshte padrejtesi që po zgjatë shumë gjatë, sepse nuk kemi as prokurorë e as gjyaktës që e duan këtë vend. Ata i duan pagat e tyre dhe privilegjin me qenë të pasur mes të varfërëve. Perbuzja e vendit eshte mekati qe nuk falet.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress