Richard Grenell përsëri është i fokusuar në personalitetin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Grenell, si duket i papunë, ka sulmuar, përsëri, pa fakte e në mënyrën më primitive, z. Kurti.
Siq duket me porosi nga spin doctorët, Grenell, ka shkruar dhe e ka quajtur me plot emocion, Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij paska qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA’së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.
“ Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që është sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar me plot emocione Grenell, citon MekuliPress.
Sipas tij: “Ai gjithmonë është anti-amerikan”.
Ish-emisari biles e ka ftuar adminisrtatën e Joe Biden që ta ndalojë Kurtin!? Se kush qëndron prapa kësaj retorike emocionale, dhe pa argumente, mbetet të shifet. Shqiptarët e kanë një fjalë të urtë popullore: “Qentë lehin, karavani ecën”, shkruan MekuliPress.com